KRONIKËSTAR CHANNEL

ZJARRI MASIV NË GRYKËDERDHJEN E SEMANIT/ SHOQËROHEN TRE ÇOBANË, DYSHOHEN PËR ZJARRVËNIE

FIER – Një zjarr masiv vijon të jetë aktiv në zonën e grykëderdhjes së lumit Seman, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor.

Flakët po përballohen nga forcat zjarrfikëse, të cilat vijojnë operacionin për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit. Situata është vështirësuar ndjeshëm nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve në territor.

Reklama në FieriWeb - “”

Në të njëjtën kohë, Policia ka shoqëruar tre çobanë, të cilët dyshohen për përfshirje në zjarrvënie. Personat po verifikohen nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.

Rreziku është shtuar edhe për stane të zonës, pasi flakët janë afruar pranë tyre. Përballë situatës së krijuar, banorët kanë nisur të nxjerrin dhe evakuojnë bagëtitë, me qëllim largimin e tyre nga zona e rrezikut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.

Ndërkohë, në Çërrilë të Mallakastrës, situata paraqitet më e qetë. Zjarri është drejt izolimit të plotë, ndërsa në terren vijojnë të qëndrojnë forcat zjarrfikëse, të cilat po monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e vatrave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri, ndërsa situata në grykëderdhjen e Semanit mbetet dinamike për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button