Zjarri masiv shkatërron urën e çeliktë që lidh dy qendrat e SHBA
Një zjarr masiv mbrëmë nën urën kryesore mbi lumin Ohio, e cila lidh kryeqytetin Cincinnati me veriun e shtetit Kentucky, ka dëmtuar strukturën e saj të çeliktë, thanë zyrtarët vendas.
Ata shtonin se ura Daniel Carter është tashmë e mbyllur për trafikun prej zjarrit që sipas dyshimeve u shkaktua nga një automjet. Por ende nuk dihet sesi zjarri i një automjeti mund të shkatërrojë strukturën e urës, kur çeliku ka nevojë për temperatura mbi 2000 C për t’u shkrire.
Video nga vendngjarja tregonin flakët që ngriheshin rreth 10 metra lart duke ndezur një pjesë të urës me harqe të verdhë.
Zjarrfikësat shtonin se copa celiku kishin rënë nga ura dhe trarët e çeliktë ishin hakuar nga flakët.
Dëmi më i madh ishte në korsitë drejt jugut, që do të duhen disa javë për të riparuar, tha për mediat Matt Bruning, i departamentit të transportit në Ohio.
Ai shtoi se duhet të zëvendësohen të paktën tre trarë kryesorë çeliku.
Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e zjarrit, teksa kreu i zjarrfikësve Frank McKinley tha se flakët mund të jenë ushqyer nga druri e plastike një parku fëmijësh poshtë saj, shkruan rrjeti vendas 11News.