KRONIKË
Zjarri në fabrikën e skrapit në Elbasan, tymi përhapen në gjithë qytetin
Përkeqësohet situata si pasojë e zjarrit në fabrikën e skrapit në Kurum. Flakët dhe tymi janë përhapur në gjithë qytetin e Elbasanit duke krijuar ndotje alarmante.
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në pikën e skrapit në Elbasan është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore.
Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër.
Sipas Çakos, zjarri nuk përbën rrezik për zonën dhe as për banorët.