ZJARRI NË FRAKULL/ 90 trupa të Forcave të Armatosura në aksion për shuarjen e flakëve

Rreth 90 trupa të Forcave të Armatosura, nga repartet e Poshnjes dhe Tiranës, kanë nisur operacionin për ndërhyrjen në vatrën e zjarrit në fshatin Frakull të Fierit.
Zjarri është përhapur në një masiv me pisha, ku prania e lartë e tymit po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.
Në perimetrin e vatrës ndodhen edhe 7 mjete zjarrfikëse, së bashku me efektivët përkatës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, zjarri vijon të jetë aktiv edhe në drejtim të fshatit Peshtan. Kjo pjesë e terrenit është aktualisht e paaksesueshme për mjetet zjarrfikëse, ndërsa vatra ndodhet larg zonave të banuara.
Forcat e angazhuara në terren vijojnë operacionin për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.





