KRONIKË
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, IKMT merr masa/ Gjobë ndaj bashkisë
IKMT ka vendosur gjobën prej 1 milion lekësh ndaj Bashkisë Vlorë, për zjarrin që prej dy ditësh ka vazhduar në fushën e mbetjeve.
Zona e cila përveç banorëve, ka dhe qindra turistë, është mbuluar nga tymi i zi i shkaktuar prej zjarrit.
Banorët janë shprehur që kjo situatë përsëritet çdo verë.
Sakaq, policia ditën e sotme ka shoqëruar disa persona të dyshuar për zjarrvënien e qëllimshme.
Shërbimi i zjarrfikësve, ka qenë duke ‘luftuar’ me flakët, në kushte të vështira.
Banorët në zonën përqark, kanë thënë për gazetaren Afrovita Hysaj, se djegia ka nisur dy ditë më parë në disa pika të vogla të ndryshme.
Zjarri ka nisur nga verilindja, duke u përhapur në jug me ndihmën e erës.