KRONIKËSTAR CHANNEL

ZJARRI NË LEVAN/ HAKI ÇAKO: TË GJITHA FORCAT NË TERREN, NË GATISHMËRI EDHE KAPACITETET PËR EVAKUIM

Situata e zjarrit në zonën e Levanit në Fier vijon të mbetet problematike, ndërsa në terren janë angazhuar të gjitha strukturat për përballimin e flakëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, tha se operacioni po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me mbështetjen e helikopterëve.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas Çakos, era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e flakëve dhe kanë bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri, të gjitha njësitë vendore, të suportuara dhe të mbështetura edhe nga forcat nga ajri me helikopter. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin.”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Çako theksoi se prioritet mbetet mbrojtja e banorëve dhe zonave të banuara, ndërsa kapacitetet për evakuim janë në gatishmëri.

Zjarri është afruar edhe pranë disa bizneseve, të cilat, sipas tij, fatmirësisht janë shpëtuar dhe nuk janë shkrumbuar nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Megjithatë, situata vijon të konsiderohet e rrezikshme dhe autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen maksimalisht të kujdesshëm, veçanërisht për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarreve.

Forcat në terren vijojnë punën për vendosjen përfundimtare të zjarrit nën kontroll.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button