Zjarri në Lushnje, flet kreu i Urgjencës: Po hapen me forcë të gjitha dyert, kanë mbetur edhe disa banesa për kontroll
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një komunikim me gazetarët nga vendi i ngjarjes në Lushnje tha se janë 42 persona të cilët kanë përfunduar në spital pas zjarrit, por sipas tij janë të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ai tha se janë me shenja intoksikim dhe jo djegieje.
Po ashtu pohoi se janë krehur tre godina dhe ka mbetur vetëm një, ku deri më tani nuk ka rezultuar të ketë persona të bllokuar në banesa.
“Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit.
Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.
Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç. Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert.
Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”, tha ai.