AKTUALITET

Zjarri në Mallakastër shkrumbon dhjetëra hektarë pisha dhe mijëra rrënjë ullinj, kreu i Emergjencave Civile: Mund të evakuojmë banorët


Një zjarr masiv ka shkrumbuar mbi 20 hektarë pyll me pisha në Mallakastër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Zjarri ka përfshirë gjithashtu mbi 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të pabanuara dhe një banesë të banuar, si dhe dy stalla bagëtish.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për shkak të situatës së rënduar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të mbrojtjes civile Haki Çako, i cili mbërriti në zonë, ka urdhëruar që nëse është e nevojshme, të ndërmerren masa për evakuimin e banorëve të zonës.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Ardhja e helikopterit ka ulur intensitetin e zjarrit, por është  era ajo qe ndez vatra te reja. Sipas përgjegjësit të shërbimit  zjarrfikës, Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe jo vetëm zjarrfikësit, por edhe banorë të zonës kanë punuar me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Dëmet nga  zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button