KRONIKË

Zjarri në Marglliç, prefekti Shehaj në vendngjarje: Kemi reduktuar zjarrin rreth banesave, në fund do të bëhet evidentimi dhe raportimi i dëmit ekonomik


Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj ishte i pranishëm pranë vatrës së zjarrit në Marglliç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai është shprehur për mediat se po monitorohet situata duke larguar fillimisht rrezikun pranë banesave, ndërkohë që problematike është paraqitur situata pranë nënstacionit elektrik në Patos.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu, theksoi se forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në terren për neutralizimin e flakëve, të ardhura edhe nga bashkitë e Vlorës dhe Beratit teksa shqetësim për shkak të ndërprerjes së energjisë mbetet rimbushja e mjeteve zjarrfikëse me ujë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Lefter Shehaj: Situata siç e shikoni vetë ka një përhapje të zjarrit të ekzagjeruar në një sipërfaqë të hapur të vështirë për të ndërhyrë me mjete zjarrfikëse me forca, edhe për arsye të terrenit. Po adresojmë zjarrfikëset, forcat sipas prioriteteve duke siguruar mbrojtjen pranë banesave. Dhe aktualisht kemi arritur që ta reduktojmë zjarrin rreth banesave duke ruajtur banesat dhe banorët. Aktualisht kemi hapur zjarrfikëset në një perimetër sipas përhapjes së zjarrit dhe po e monitorojmë dhe izolojmë edhe atë. Kemi angazhuar forca zjarrfikëse dhe mjete zjarrfikëse jo vetëm nga qarku i Fierit, edhe nga qarku i Vlorës dhe Beratit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aktualisht nuk kemi dëmtime të banesave, kemi pasur një rrezik në nënstacionin elektrik në Patos, atje zjarri është reduktuar, edhe në banesat përreth është reduktuar. Tani kemi vështirësi për rimbushjen e mjeteve zjarrfikëse për arsye se është ndërprerë energjia elektrike që të mos e shtojmë rrezikun dhe të mos e hapim rrezikun. Nëse takohen linjat rrezikohen të digjen telat e elektrikë dhe të shkaktohen vatra zjarri.

Pas çdo akti zjarri vihet procedura e shikimit të dëmit, për të evidentuar se kush është dëmi, në çfarë sipërfaqe, sipas natyrës mund të ketë shkurre, mund të ketë bimësi, bimësi pyjore apo banesa dhe dëm ekonomik. Bëhet evidentimi, bëhet raportimi për to.  

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button