KRONIKË
Zjarri në Porto Palermo, 40 efektivë të Këmbësorisë në terren për shuarjen e flakëve, ndërhyrje dhe nga ajri
40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo.
Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.
“Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.
Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.