KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri në pyllin e Darëzezës riaktivizohet – Terreni i vështirë pengon ndërhyrjen, forca të shumta në terren

Zjarri që kishte përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha në Darëzezë është riaktivizuar sërish këtë mëngjes, duke rikthyer frikën dhe shqetësimin tek banorët dhe autoritetet lokale.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Burime për FieriWeb bëjnë me dije se aktualisht në terren ndodhen 6 mjete zjarrfikëse dhe një fadromë, e cila po punon për hapjen e rrugëve brenda pyllit, për të mundësuar hyrjen e mjeteve të emergjencës në zonat më të thella.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Flakët kanë marrë përmasa të rrezikshme për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, duke vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Forcat në terren po punojnë pa ndërprerje për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet zjarrfikëse në rast të përhapjes së flakëve pranë banesave apo tokave të tyre.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button