Zjarri në Rriban del jashtë kontrollit/ Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohen banesat
Situata nga zjarri në fshatin Rriban të Mallakastrës është përkeqësuar ndjeshëm, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit të forcave në terren. Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit me shpejtësi, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.
Në zonë ndodhen forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave të rrezikuara.
Për shkak të afrimit të flakëve pranë zonës së banuar, është bërë evakuimi i një familjeje, ndërsa autoritetet mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë edhe nëse rrezikohen banesa të tjera.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës dhe të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara.




