BOTASTAR CHANNEL

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin, por autoritetet e kanë nisur një hetim në vendin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Drejtori i shtëpisë së pleqve, Mirsad Bakalloviç, dha dorëheqje një ditë pas zjarrit.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla.

Një numër i madh zjarrfikësish morën pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa në vendngjarje shkuan edhe policia dhe shërbimet e emergjencës.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Kryeministri i kantonit të Tuzllës, Irfan Halilagiç, i tha shërbimit publik të Bosnjës se po kërkohet një zgjidhje për strehim të përkohshëm për banorët e shtëpisë.

Kryeministri i Federatës së Bosnjës, Nermin Nikshiç, njoftoi për televizionin boshnjak se Qeveria do të marrë pjesë në rindërtimin e shtëpisë dhe kujdesin për banorët e saj.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Në periudhën e ardhshme, ne do të formojmë një ekip të Qeverisë së Bosnjës që do t’i vizitojë institucionet nën juridiksionin e Bosnjes dhe do t’u kërkojë autoriteteve të kantoneve të bëjnë të njëjtën gjë për institucionet nën juridiksionin e tyre, kur të ndodhë diçka e tillë, në mënyrë që të mos japin informacione të përgjithshme. Sonte dëgjuam shumë informacione nga banorët. Sidoqoftë, duhet të presim për të parë se çfarë e shkaktoi saktësisht tragjedinë”, tha Nikshiç.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime, pas zjarrit në shtëpinë e pleqve.

“Në emër të popullit të Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave dhe popullit të Bosnje e Hercegovinës”, tha Osmani përmes një postimi në X, duke u uruar shërim të shpejtë të plagosurve./REL

Related Articles

Back to top button