AKTUALITET

Zjarri në Urgjencë, drejtoresha e QSUT-së, Fico: Ka qenë një defekt në një dhomë teknike

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në një dhomë teknike dhe dëmet janë të vogla. Sipas saj, pacientët janë transferuar brenda spitalit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Ka qenë një defekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

E pyetur nëse ka probleme në dhomën e imazherisë, drejtoresha Fico konfirmoi: “Absolutisht jo!” Ajo tha më tej edhe ky spital ka planin e vet emergjent dhe sot u testua me sukses.

Reklama në FieriWeb

“Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masa përfshirë edhe reanimacionin.

Pacientët i kemi lëvizur brenda QSUT-së. Në kuadër të emergjencave, QSUT ka planin e emergjencës, mbase nuk deshëm ta testonim sot, por u testua me sukses”, shtoi ajo.

Related Articles

Back to top button