KRONIKËSTAR CHANNEL
Zjarri rikthehet në pyllin e Darëzezës – këtë herë përfshihet krahu verior, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri me helikopterë

Një vit pas zjarrit që përpiu krahun jugor të pyllit në Darëzezë, flakët kanë rikthyer panikun, këtë herë duke përfshirë anën veriore të pyllit me pisha. Zjarri po avancon me shpejtësi dhe përbën rrezik serioz për zonën përreth.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar dhe theksojnë se vetëm një ndërhyrje në kohë nga ajri me helikopterë mund të neutralizojë me efikasitet flakët dhe të parandalojë një katastrofë të ngjashme me atë të vitit të kaluar.
Në vendngjarje ndodhen disa mjete zjarrfikëse, por terreni i vështirë dhe përmasat e zjarrit po e bëjnë të pamjaftueshme ndërhyrjen nga toka.
Autoritetet pritet të angazhojnë forcat ajrore në orët në vijim, ndërsa situata monitorohet me shqetësim nga komuniteti dhe strukturat e emergjencës.