Zv.kryeministrja Belinda Balluku lajmëron hapjen e thirrjeve për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e OSHEE-së
Zv. Kryeministrja Belinda Balluku ishte në një takim ditën e sotme me kreun e OSHEE-së Enea Karakaçi. Balluku lajmëroi se janë hapur aplikimet për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Kjo thirrje vlen për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të jenë pjesë e OSHEE-së.
Në fjalën e saj, zv.kryeministrja u shpreh se është lançuar një thirrje për punësimin e 309 elektriçistëve,të cilët do të kontribuojnë në 12 rajonet e vendit.
Belinda Balluku: “Për elektriçistët burra dhe djem, mosha ishte 48.2, ndërkohë për zonjat, vajzat dhe gratë që punojnë në këtë sektorë ishte rreth 51.5. Për këtë arsye ne kemi marrë një vendim, i cili nuk është diskriminues, por ne do të lançojmë thirrjen për punësimin e 309 elektriçistëve, të cilët do të kuontribuojnë në 12 rajonet e vendit dhe kemi vendosur që mosha për aplikim të jetë deri në 25 vjeç. Pse e kemi bërë këtë dhe kjo është diçka që ne duhet ta sqarojmë. Sepse duam të krijojmë një fuzion që të gjithë eksperiencës që mbartin elektricistët në të gjithë vendin me një armatë të re, të cilët do t’i bashkohen duke marrë kështu eksperienca e tyre”.