POLITIKËSTAR CHANNEL

Zyrtarët lokalë të Fierit urojnë qytetarët për Pashkë në Katedralen “Shën Gjergji”

Në Ditën e Shenjtë të Pashkës, në ambientet e Katedrales Ortodokse “Shën Gjergji” në Fier, u zhvilluan aktivitete festive dhe fetare në një atmosferë të ngrohtë dhe bashkëpunuese. Të pranishëm në këtë ditë simbolike për besimtarët ishin figura të njohura të pushtetit vendor dhe qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Mes pjesëmarrësve u evidentuan Prefekti i Qarkut Fier, z. Arben Çuko, Kryetarja e Bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi, Kryetari i Bashkisë Fier, z. Armando Subashi, si dhe Kryetari i Bashkisë Patos, z. Fation Duro. Të gjithë së bashku përcollën urimet për paqe, dashuri dhe harmoni, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës fetare dhe vlerave shpirtërore në komunitet.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Pashka këtë vit u shënua me prani të lartë të qytetarëve dhe një frymë solidariteti që dëshmon për vlerat e forta sociale e shpirtërore të zonës së Fierit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button