AKTUALITET

‘14 vjeç nuse’, drejtoresha e shkollës: Nuk kishim dijeni për lidhjen me 35-vjeçarin! Vajza braktisi shkollën, njoftuam policinë


DIVJAKË– Një ditë pasi policia arrestoi një 35-vjeçar në Divjakë për ngacmim seksual u mësua historia patriarkale e martesave në moshë të re. 35-vjecari kishte marrë për nuse një vajzë 14 vjece nga një fshat i Jugut pa dëshirën e prindërve të saj. Prindërit denoncuan në polici 11 muaj pasi vajza ishte larguar nga banesa, madje kishte bërë dasmë në shtëpinë e djalit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Report Tv ka siguruar dëshminë e drejtoreshës së shkollës, ku mësonte 14-vjecarja. Ajo u përgjigj me shkrim pyetjeve të Report Tv, duke deklaruar se vajza nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim deri më 15 Mars të 2023-shit kur befas u largua nga pushimi i gjatë për të mos u kthyer më në shkollë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Nxënësja me inciale R.K. në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023.  Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare.  Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35 vjecarin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Më tej drejtoresha e shkollës tha se kishte njoftuar Policinë dhe Drejtorinë Arsimore por nuk kishin marrë asnjë masë. Ajo thekson se më herët, vajza frekuentonte mësimin në mënyrë të rregullt dhe nuk kishte dijeni për lidhjen me djalin 21 vite më të madh se vajza.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore. Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuntim të rregullt në shkollë”. Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës.   

14-vjeçarja nga një qytet i jugut që ishte martuar në Divjakë, kundër dëshirës së prindërve është aktualisht pa arsim. Institucionet shtetëtore, si Shërbimi Social, Bashkia dhe Drejtoria Arsimore kanë për detyrë rehabilitimin e saj dhe kthimin në shkollë pasi arsimi 9-vjecar është i detyruar. Sakaq, 35 vjecari do të përballet në gjykatë me akuzën e “marrëdhënie seksuale me të mitur”, që rrezikon nga 7 deri në 15 vite burgim.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Përgjigja me shkrim e drejtoreshës për Report Tv

Nxënësja në klasën e shtatë është larguar në pushimin e gjatë më datë 15 mars 2023.

Asnjë shqetësim nuk kishte shfaqur më parë dhe as nuk kishte referuar tek mësuesja kujdestare.

Nuk ishte në dijeni për lidhjen mësuesja kujdestare dhe as psikologia për lidhjen me 35-vjecarin.

U njoftuam me telefon nga mësuesja kujdestare (ditën e largimit). Mësuesja kujdestare dhe drejtoresha bënë takim me familjen e vajzës. U njoftua Policia dhe Zyra Arsimore Vendore.

Deri ditën e largimit nuk ka pasur sinjalizim për braktisje të shkollës. Ka pasur frekuentim të rregullt në shkollë.

Sipas ligjeve dhe udhëzimeve vajza është e detyruar të kthehet dhe të ndjekë arsimin 9-vjecar për shkak të moshës.

Përgjigja e drejtoreshës së shkollës

/ ReportTv

Related Articles

Back to top button