RAJONI

Një 45-vjeçar nga Fieri ra në prangat e policisë greke, pasi iu gjet në banesë 45 kilogramë kokainë (EMRI)


Një 45-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia greke pasi në banesë i janë gjetur 45 kg kokainë. Vaska Leka, 45-vjeç, u arrestua nga policia në banesën e tij në lagjen Koropi të Athinës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në dhomën e bolierit në banesë dhe në një depo, policia greke i gjeti dhe sekuestroi 45 kg 167 gram kokainë, të vendosura në pako, 36 nga të cilat me logo të standardizuar ku shkruhej “NBA” në mënyrë që të identifikoheshin. Brenda banesën policia gjeti dhe 1 armë zjarri Kallashnikov bashkë me 2 krehra me 149 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas policisë, lënda narkotike tregtohej nga shqiptari, i cili u arrestua pas informacioneve që policia greke kishte në rrugë operative. Shqiptari është Vaska Qirjako Leka, i datëlindjes 1979.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia thotë se po heton për gjetjen e personave që Leka mund të ketë bashkëpunuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Mbi pakot e drogës ishin logot NBA dhe Lebronjames, të dy emërtime të gjetura në shumë operacione të dy viteve të fundit çka tregon se kemi të bëjmë me një linjë të mirëorganizuar të trafikut të kokainës në Greqi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button