KRONIKËSTAR CHANNEL

16-vjeçari nga Fieri humb jetën në një aksident tragjik automobilistik në Athinë, plagosen rëndë dy bashkëmoshatarë

Eljon Metaj, 16 vjeç, nga Fieri, është shqiptari që humbi jetën në një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Dhimokratias”, në zonën Luca, në periferi të Athinës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej adoleshentëve kishte marrë nga çanta çelësat e automjetit të nënës dhe më pas, së bashku me dy shokët e tij, kishin dalë për të qarkulluar me makinë në rrugët e zonës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Dyshohet se automjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, kur për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Si pasojë e përplasjes së fortë, 16-vjeçari nga Fieri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një tjetër adoleshent janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia greke ka bërë me dije se drejtuesi i automjetit është ndaluar në spital, si edhe prindërit e tij, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morg për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po kryhen nga policia rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.

Related Articles

Back to top button