KRONIKËSTAR CHANNEL

28-vjeçari gjendet pa shenja jete në një arë në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh, në Malësinë e Madhe.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 15:20, në një arë është gjetur trupi i pajetë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Boriçin e Madh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, ndërsa po hetohet pista e vetëvrasjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button