AKTUALITETSTAR CHANNEL

29 vjet nga rënia në krye të detyrës, përkujtohen katër efektivët e Policisë së Shtetit në Dimal

Me rastin e 29-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivëve të Policisë së Shtetit Miltiadh Koço, Arjan Shemuni, Asllan Selamaj dhe Ilia Banaj, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Bashkinë Dimal, organizoi një ceremoni përkujtimore në nderim të veprës dhe sakrificës së tyre.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ceremonia u zhvillua pranë Memorialit të të Rënëve në qytetin e Dimalit, ku morën pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Policisë së Beratit dhe punonjës policie.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tyre, pranë memorialit u vendosën kurora me lule, ndërsa gjatë aktivitetit u mbajtën fjalë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprimtarisë së katër efektivëve që humbën jetën në krye të detyrës 29 vite më parë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Të pranishmit mbajtën gjithashtu një minutë heshtje në nderim të kujtimit të tyre.

Reklama në FieriWeb

Policia e Shtetit vlerëson se sakrifica e dëshmorëve mbetet një shembull frymëzimi për çdo efektiv, duke shërbyer si motivim për përmbushjen me përkushtim të misionit në mbrojtje të rendit, sigurisë publike dhe qytetarëve.

Kujtimi i tyre mbetet i përjetshëm në historinë e Policisë së Shtetit. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button