AKTUALITETKRONIKË

400 metra “shtëpi bari” në Krujë, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim, kapen qindra rrënjë kanabisi (EMRAT – PAMJET NGA OPERACIONI) 


Një tjetër “shtëpi bari” është goditur nga Policia në Krujë, një fenomen që është bërë masiv në vend. Katër persona kanë rënë në pranga, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Efektivët kishin marrë informacione në rrugë operative se në lagjen “Abaze”, në qytetin e Krujës, në një magazinë kultivoheshin bimë narkotike. Gjatë kontrollit në ambientin rreth 400 metër katror, janë gjetur dhe sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Këto bimë rriteshin me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera, që furnizoheshin përmes një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
  • Gjon Gazulli, 23 vjeç, banues në Shkodër dhe Gojart Pelivani, 18 vjeç, banues në Krujë, të cilët janë kapur në ambientet e magazinës;
  • Ardian Hysa, 22 vjeç, banues në Krujë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, me detyrë lexues i aparatit matës, pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”
  • Velidian Broca, 38 vjeç, banues në Krujë, pronari i banesës;
  • Dashamir Vathi, 32 vjeç dhe Ledian Vathi, 31 vjeç, banues në Krujë (vëllezër), bashkëpunëtorë me shtetasin Velidian Broca.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Në drejtimim e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Related Articles

Back to top button