6.4 milionë euro detyrime të papaguara, Tatimet sekuestrojnë 8 makina luksoze në Tiranë

Një qytetari në Tiranë, i cili nuk kishte shlyer detyrimet tatimore që prej dhjetorit 2024, i janë sekuestruar 8 automjete luksoze nga Drejtoria e Tatimeve.
Sipas njoftimit zyrtar, vlera e detyrimeve të papaguara arrin në 6.4 milionë euro. Mes automjeteve të sekuestruara ndodhen marka të njohura si McLaren, Mercedes-Benz dhe BMW.
Administrata Tatimore bëri me dije se ka kaluar nga bllokimi i llogarive bankare në sekuestrimin e aseteve të debitorëve, deri në shlyerjen e plotë të detyrimeve.
Në reagimin zyrtar theksohet se masat shtrënguese do të vijojnë ndaj të gjithë tatimpaguesve që nuk përmbushin detyrimet ligjore, përfshirë subjektet e referuara në Prokurori dhe ata që kanë krijuar detyrime të reja pas datës 31 dhjetor 2024, të cilat nuk përfitojnë nga ligji për fshirjen dhe shuarjen e detyrimeve tatimore.
“Administrata Tatimore do të vijojë pa kompromis zbatimin e masave shtrënguese ndaj çdo subjekti që shmang përmbushjen e detyrimeve tatimore”, thuhet në njoftim.




