KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Cërrik–Elbasan, tre automjete të përfshira, tre të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Cërrik–Elbasan, ku janë përplasur tre automjete.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në aksident janë përfshirë automjete me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasit K. H. dhe E. E.

Reklama në FieriWeb - “”

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button