AKTUALITETSTAR CHANNEL

Pas arratisjes së Altin Ndocit, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë transferohen nga Durrësi në Fier

Pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vlerësuar e arsyeshme që të burgosurit me profil të lartë rrezikshmërie të mos qëndrojnë më aty. Autoritetet sqarojnë se transferimi përfshin vetëm personat me rrezikshmëri të lartë dhe jo zyrtarët e arrestuar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Altin Ndoci u arratis ditën e djeshme nga spitali i burgut, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas ankesave për dhimbje në veshka. Ndërkohë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga arratisja, ai ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive dhe postoblloqeve të shumta të ngritura nga Policia.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në lidhje me ngjarjen, tetë persona janë vënë në pranga:

Reklama në FieriWeb
  • Aulon Çuko – kryeinfermier
  • Desdemon Pazaj – zëvendësshef i Policisë
  • Efektivët: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi, Aranit Çela
  • Violeta Uka

Mësohet se Fatjon Baçi është person nën hetim nga SPAK dhe njihet edhe si efektivi i cili i kishte dorëzuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, telefonin celular në momentin kur ky i fundit po transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt Apelit të GJKKO-së për njohjen me masën e sigurisë.

Pas arratisjes së Ndocit, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë nisur një proces të gjerë verifikimi për përgjegjësitë institucionale, ndërsa transferimi i të burgosurve drejt Fierit vijon.

Related Articles

Back to top button