MJEKSIASTAR CHANNEL

Qytetarët denoncojnë mungesën e analizave në Poliklinikën e Fierit: “Paguajmë taksa, por detyrohemi të shkojmë në privat”

Redaksia e Fieri Web ka marrë së fundmi dy mesazhe shqetësuese nga qytetarë të Fierit, të cilët denoncojnë mungesën e shërbimeve bazë shëndetësore në Poliklinikën e qytetit, konkretisht moskryerjen e analizave laboratorike për kategori të ndjeshme si gratë shtatzëna dhe pacientët kronikë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Analiza të pamundura për gratë shtatzëna, shkak “mungesa e fondeve”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në mesazhin e parë, një qytetar shprehet se rreth një javë më parë është paraqitur në Poliklinikën e Fierit për të kryer analiza periodike për bashkëshorten e tij, e cila është shtatzënë. Sipas tij, stafi i poliklinikës i ka komunikuar se analizat nuk kryhen për shkak të mungesës së fondeve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Qytetari ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e sistemit shëndetësor publik, duke theksuar se si ai ashtu edhe bashkëshortja e tij paguajnë rregullisht kontributet shëndetësore dhe shoqërore.

Reklama në FieriWeb

“Unë pata mundësi t’i bëj analizat në një klinikë private, por çfarë ndodh me ata qytetarë që nuk kanë mundësi financiare? Ku shkojnë fondet që ne paguajmë çdo muaj?”, shprehet ai në mesazhin e tij drejtuar redaksisë.

Pacientët kronikë në pritje, analizat shtyhen me muaj

Një tjetër mesazh i ardhur në redaksinë e Fieri Web lidhet me një rast të përsëritur për pacientët kronikë. Një qytetar tregon se nëna e tij, e diagnostikuar me diabet, duhet të kryejë analiza dhe kontrolle mjekësore çdo 6 muaj për të përfituar medikamentet e rimbursueshme.

Sipas denoncimit, analizat që duhej të kryheshin në fillim të muajit janar janë shtyrë deri në mesin e prillit, me justifikimin se Poliklinika e Fierit kryen vetëm raste urgjente.

“Për shkak të vonesave, arrita të siguroj ilaçet vetëm për një muaj, falë njohjes me farmacistin. Por për muajt e tjerë ku do t’i marr? Kjo është papërgjegjshmëri totale”, shprehet qytetari, duke shtuar se qytetarët ndihen të mashtruar nga premtimet e vazhdueshme për normalizimin e shërbimit.

Shqetësim i përsëritur dhe thirrje për reagim institucional

Të dy rastet ngrenë shqetësime serioze mbi aksesin në shërbimet shëndetësore publike në Fier, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë. Qytetarët theksojnë se mungesa e analizave laboratorike i detyron ata të drejtohen drejt sektorit privat, duke përballuar kosto të larta financiare, ndërkohë që kontribuojnë rregullisht në sistemin shëndetësor publik.

Redaksia e Fieri Web i bën thirrje institucioneve shëndetësore përgjegjëse që të reagojnë dhe të japin sqarime publike, në lidhje me mungesën e analizave në Poliklinikën e Fierit dhe masat që po merren për garantimin e shërbimeve bazë për qytetarët.

Fieri Web do të vijojë të ndjekë këtë çështje dhe mbetet e hapur për reagime zyrtare nga Poliklinika e Fierit, Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë./fieriweb.com

Related Articles

Back to top button