KRONIKËSTAR CHANNEL

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË-LLOGARA, HUMB JETËN 62-VJEÇARI, DY TË PLAGOSUR

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Orikum-Llogara, në zonën e Fushë Dukatit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 07:20, automjeti tip “Ford”, me drejtues një 62-vjeçar me inicialet Xh. Xh., dyshohet se është përplasur me një automjet tip “Renault”, që drejtohej nga një 36-vjeçar me shtetësi egjiptiane.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Ford” ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i “Renault”-it dhe një pasagjer rreth 40 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Tre pasagjerët e automjetit “Renault” janë shoqëruar në Komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Policia vijon hetimet për ngjarjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

#FieriWeb #Vlore #Aksident #LajmiFundit

https://www.instagram.com/reel/Df9hvo3x4-5/?bqrl=Zm5vajNyYnB5dXhs

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button