KRONIKË

FIER/ Arrestohen dy shtetase kineze, ushtronin prostitucion në një lokal të marrë me qira

Dy shtetase kineze janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion në një lokal që kishin marrë me qira në qytetin e Fierit.

Arrestimi i tyre u bë në flagrancë në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë, shtetaset Zhang Yongzhong Ling, 52 vjeçe, dhe Qiaorong Honghua Rui, 47 vjeçe, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kishin marrë me qira një ambient në Fier, të cilin dyshohet se e përdornin për ushtrimin e prostitucionit dhe shfrytëzimin e prostitucionit.

Gjithashtu, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për tre shtetas të tjerë, banues në Novoselë të Vlorës, Daullas dhe Hoxharë të Fierit, për veprën penale të prostitucionit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • 6 telefona celularë;
  • 300 euro;
  • 35 mijë lekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button