Policia e Fierit nënvizon rëndësinë e sigurisë për të rinjtë: Nxënësit mësojnë për rreziqet e alkoolit dhe duhanit

“Po vijon faza e dytë e programit kombëtar ‘Siguria e të rinjve’, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimit të fëmijëve mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, bëjnë me dije specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.


Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ndihmësspecialistët për Edukimin në Shkolla të DVP Fier, së bashku me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime informuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Qarkut Fier.

Gjatë takimeve u diskutuan temat mbi problemet shëndetësore dhe shoqërore që sjell përdorimi i alkoolit dhe duhanit tek të rinjtë. Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke bërë pyetje dhe ndarë mendimet e tyre mbi çështjet e trajtuara.

Aktivitetet ndërgjegjësuese do të vijojnë edhe në shkolla të tjera të qarkut Fier.




i




