AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fieri bastion elektoral, por i përjashtuar nga drejtimi institucional

Qarku i Fierit është një nga shtyllat elektorale të mazhorancës, duke prodhuar plot 12 mandate për qeverinë. Megjithatë, paradoksi është i dukshëm dhe shqetësues: ky qark nuk ka asnjë ministër, zvendës ministër apo drejtor të emëruar në qarqe të tjera të vendit, ndërsa brenda vetë Fierit, pothuajse të gjithë drejtuesit kryesorë janë të “importuar”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hipoteka, OSHEE, Ujësjellësi, Albpetroli, Policia, Tatimet e institucione të tjera kyçe drejtohen nga individë të ardhur nga rrethe të tjera, ndërkohë që Fierit, një nga qarqet më të mëdha dhe me burime njerëzore të bollshme, i mohohet përfaqësimi drejtues. A ka vërtet ky qark kaq pak profesionistë të aftë për të marrë përgjegjësi? Apo kemi të bëjmë me një politikë të qëllimshme centralizimi dhe mosbesimi ndaj kapaciteteve vendase?

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pyetja shtrohet natyrshëm: si ka mundësi që një qark që garanton stabilitet politik dhe mbështetje të fortë elektorale, të trajtohet si rezervuar votash, por jo si burim drejtuesish? Pse Fierit i kërkohet të “importojë” drejtues, ndërsa nuk “eksporton” asnjë?

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kjo qasje jo vetëm që demotivon administratën lokale dhe profesionistët fierakë, por krijon edhe një ndjenjë të fortë padrejtësie. Përfaqësimi nuk është vetëm çështje numrash në Parlament, por edhe e besimit dhe përgjegjësisë në administrimin e pushtetit. Fierit i detyrohet më shumë sesa kaq./ fieriweb.com

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button