KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi e rëndë/ Mbërrijnë në Durrës trupat e pajetë të familjes Kola që humbi jetën nga monoksidi në Itali

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit trupat e pajetë të katër anëtarëve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht më 4 shkurt në Itali.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe Xhesika Kola, 15 vjeçe, u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre në Porcari, provinca Lucca. Sipas autoriteteve italiane, shkak i vdekjes ka qenë helmimi nga monoksidi i karbonit.

Reklama në FieriWeb - “”

Mediat italiane raportuan se gazi, i cili është pa erë dhe pa ngjyrë, i ka vrarë pa e kuptuar rrezikun. Sipas “La Repubblica”, djali 22-vjeçar dyshohet se ka qenë i fundit që është ndjerë keq dhe mendohet se ka telefonuar për të kërkuar ndihmë rreth orës së darkës.

Familja me origjinë nga fshati Gryksh i Madh, Peqin, jetonte prej vitesh në Itali. Arti Kola punonte si bojaxhi në një kompani, ndërsa bashkëshortja e tij ishte shtëpiake. Djali punonte si elektricist në një kompani private, ndërsa vajza ishte nxënëse shkolle.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtëpia ku ndodhi tragjedia ishte blerë rreth një vit e gjysmë më parë dhe familja ishte shpërngulur aty vetëm pesë muaj më parë. Bëhet me dije se kaldaja ishte e re, por ende nuk është e qartë kush e ka instaluar dhe nëse ishte kryer mirëmbajtje teknike. Hetimet e karabinierëve po përqendrohen pikërisht në këto elemente, ndërsa për shkakun e vdekjeve nuk ka dyshime.

Alarmi u dha nga vëllai i Arti Kolës, i cili hyri në banesë së bashku me karabinierët dhe fqinjët, duke zbuluar trupat e pajetë. Edhe ai ka pësuar helmim, ashtu si tre ushtarakë që ndërhynë për ndihmë, të cilët morën trajtim mjekësor për helmim të lehtë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një tragjedi që ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Itali, por edhe qytetin e Peqinit, nga ku ishte familja Kola.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button