KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhuna në familje dhe armë pa leje, disa procedime nga Policia e Beratit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë ndërmarrë disa veprime procedurale për raste të ndryshme në Dimal dhe Kuçovë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 25 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Sipas policisë, i riu ka kundërshtuar edhe efektivët gjatë momentit të shoqërimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Po në Dimal, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 31 vjeç dhe D. V., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, u gjetën 1 armë gjahu artizanale dhe 1 armë pneumatike me ajër, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen L. K., 33 vjeçe, banuese në Berat, e dyshuar për kanosje ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi I. J., 56 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button