AKTUALITETSTAR CHANNEL
Gjendet në lumin Osum trupi i 42-vjeçarit nga Skrapari, pas disa ditësh kërkime intensive

Drejtoria Vendore e Policisë Berat njofton se pas disa ditësh kërkime intensive në lumin Osum, është gjetur trupi i pajetë i një 42-vjeçari.
Sot rreth orës 10:30, shërbimet e policisë, në bashkëpunim me forcat e Ushtrisë, kanë gjetur pranë fshatit Karruk trupin e pajetë të shtetasit I.K., 42 vjeç, lindur në Skrapar.
Kërkimet për gjetjen e tij kishin nisur që prej datës 19 shkurt 2026, pasi dyshohej se ai ishte vetëhedhur në lumin Osum. Për disa ditë me radhë, strukturat e Policisë Berat, në bashkëpunim me Forcat RENEA dhe forca të tjera mbështetëse, zhvilluan kontrolle të pandërprera përgjatë shtratit të lumit.
Trupi u nxor nga uji, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.




