KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet Gazmend Buçpapa, autori i vrasjes së Egli Pashollarit

Policia ka arrestuar minutat e fundi Gazment Buçpapën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai është autori i vrasjes së Egli Pashollarit, konfllik i cili ndodhi pakmkohë më parë në Tiranë, ku i riu Egli Pashollarit u godit me thikë dhe humbi jetën. Gazment Buçpapa është arrestuar në Tropojë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Reklama në FieriWeb

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja:

Egli Pashollari 31 vjeç mbeti i vrarë pasi u qëllua me thikë pas shpine. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40 në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku. Autor i ngjarjes është Gazment Buçpapaj.

Pashollari është konfliktuar me Buçpapajn, i cili ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij. E pyetur në polici, ajo ka thënë se bashkëshorti i saj kishte shkuar për ta marrë në punë pasi punonte menaxhere në një market në zonën e ish-Parkut dhe për ta çuar për një vizitë mjekësore. Pasi ka hipur në makinë, rruga ishte bllokuar nga makina e viktimës. Dëshmia e saj hedh poshtë dyshimet e para të policisë që sherri mund të ketë nisur për shkak se viktima kishte ngacmuar gruan e autorit.

Gazment Buçpapaj i ka rënë borisë për t’i hapur rrugën, por sipas saj, viktima ka dalë nga mjeti dhe i ka sharë dhe ofenduar. Fill pas kësaj, autori i cili është ende në kërkim nga policia ka dalë nga makina dhe është përfshirë në koflikt fizik me Pashollarin ku e goditi këtë të fundit me thikë duke i shkaktuar plagë të rëndë me pasoja për jetën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button