BOTASTAR CHANNEL

Fenomeni Fidèle: Qeni që u kthye në ikonë të kamerave të turistëve

Fidèle, banori më i fotografuar i qytetit të Bruges, në Belgjikë, ka ndërruar jetë në moshën 12-vjeçare, sipas “Bulletin”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Labradori qime verdhë ishte kthyer në simbolin e heshtur të qytetit piktoresk, pasi për vite me radhë shihej i shtrirë në dritaren e hapur të katit të sipërm të bujtinës “Côté Canal”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërtesa ndodhet pranë kanalit Groenerei, një nga zonat më të frekuentuara nga turistët që lundrojnë me varka.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pamja e Fidèle-s duke dremitur mbi jastëkun e tij – u bë fokusi i mijëra fotografive të pushimeve, duke e kthyer atë në një sensacion të vërtetë në internet.

Reklama në FieriWeb

Ai nuk pati një “karrierë” të zakonshme apo të planifikuar.

Thjesht rrinte i qetë në vendin e tij të preferuar, duke vëzhguar botën që kalonte poshtë dritares, ndërsa bënte gjumin e radhës.

Megjithatë, imazhi i tij u shpërnda miliona herë online, në mbarë botën.

Fidèle u shfaq për pak çaste në hyrje të filmit “In Bruges”, si dhe në një reklamë televizive të çokollatës “Godiva”.

Fotot e tij qarkulluan gjerësisht në rrjete sociale dhe platforma fotografike si Pinterest, Instagram, Flickr, 500px dhe X.

Lajmi për vdekjen e tij u bë ndërkombëtar, duke u pasqyruar në media dhe faqe udhëtimi nga vende të ndryshme si Greqia, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ai e mposhti një herë kancerin, por sëmundja iu rikthye”, tha pronarja e tij, Caroline Van Langeraert.

Sipas saj, fama e jashtëzakonshme e qenit erdhi krejt rastësisht.

“Një ditë ai thjesht u shtri para dritares. Që nga ai moment u bë i preferuari i turistëve”, u shpreh ajo.

Edhe pas ndarjes nga jeta, vizitorët që kalojnë pranë kanalit vazhdojnë të hedhin sytë nga dritarja e famshme, duke kujtuar qenin – që pa e kuptuar u bë një nga ikonat më të dashura të Bruges.

Related Articles

Back to top button