KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Vlorë–Kotë, humbin jetën dy drejtues mjetesh, njëri nga Fieri

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Vlorë–Drashovicë, në afërsi të fshatit Drashovicë, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një mjet tip “Benz” me targë FR4044C, me drejtues shtetasin Adi Alushaj, rreth 30 vjeç, dhe një mjet tip “Ford” me targë AB309FL, me drejtues shtetasin Esat Brahimaj.

Reklama në FieriWeb - “”

Si pasojë e përplasjes së fortë, dyshohet se të dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje. Një prej viktimave raportohet se është nga Fieri.

Ndërkohë, pasagjeri Andrea Begaj, rreth 40 vjeç, i cili udhëtonte në automjetin me drejtues Esat Brahimaj, është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Njoftim i Policisë Vlorë / Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë.

Reklama në FieriWeb

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button