POLITIKËSTAR CHANNEL

Reagon ashpër Ervin Salianji: “Pa votë dhe garë të hapur nuk ka demokraci në Partinë Demokratike, frika nga gara po maskohet me përjashtime

Ish Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike, duke akuzuar për mungesë gare dhe standardesh demokratike brenda partisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, “në mungesë të votës shpiken etiketa, ndërsa në mungesë të garës shpallen ‘të vetëpërjashtuar’”, duke shtuar se sa më shumë flitet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai thekson se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është një “klub privat”, por një forcë politike që duhet të funksionojë mbi bazën e rregullave dhe votës së anëtarëve të saj.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Ironike që ai që flet për demokraci është i pari që i trembet asaj,” shprehet Salianji, duke nënvizuar se nuk ka nevojë për “bekime apo leje”, por kërkon vetëm një proces me garë të hapur dhe votë të lirë.

Reklama në FieriWeb

Në reagimin e tij, ai shkon më tej duke deklaruar se “pjesa tjetër është zhurmë për të mbuluar frikën”, ndërsa shton se demokratët kërkojnë një Parti Demokratike fituese.

Në fund, Salianji i bën thirrje SPAK që të nisë hetime lidhur me pretendimet për “tentativë vrasjeje ose moskallëzim krimi”, duke u shprehur i gatshëm të bashkëpunojë.

Related Articles

Back to top button