KRONIKËSTAR CHANNEL

Përfshihet nga flakët një stallë bagëtish në Kolonjë, zjarrfikësit ndërhyjnë për të neutralizuar zjarrin

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, duke djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dengje jonxhë.  Paraprakisht bëhet me dije se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia e vetë pronarit, në ambientin ku ai qëndronte.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Falë ndërhyrjes në kohë, u arrit të parandalohej përhapja e zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa që ndodhej pranë stallës, duke shmangur kështu pasoja edhe më të rënda për zonën.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button