Krim i rëndë në Roskovec/ I moshuari vret bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës – pamje nga vendngjarja në Kuman
Pamje të siguruara nga vendngjarja në fshatin Kuman tregojnë praninë e forcave të policisë dhe banorëve të zonës, pas krimit të rëndë ku një i moshuar vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.

Në pamje shihen efektivë të policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë në terren për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa disa banorë janë mbledhur pranë banesës ku ndodhi krimi.
Sipas banorëve të zonës, çifti kishte pasur konflikte verbale të vazhdueshme, të cilat ishin dëgjuar edhe nga fqinjët. Dyshohet se autori mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre, dhe më pas i dha fund jetës.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.




