KRONIKËSTAR CHANNEL

Persona të paidentifikuar dëmtojnë tabelën simbol “IFier” në qendër të Qytetit

Video

Tabela simbolike “I ❤️ Fier”, e vendosur në qendër të qytetit, është dëmtuar, ndërsa dyshohet se pas kësaj ngjarjeje qëndrojnë disa persona të paidentifikuar.

Sipas burimeve nga policia, autorët dyshohet se kanë shkaktuar dëmtimin dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Forcat e policisë kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Paraprakisht u raportua se një automjet kishte goditur tabelën, pasi ishte vërejtur edhe një pemë e dëmtuar. Megjithatë, burime nga policia bëjnë me dije se pema ishte dëmtuar disa ditë më parë nga një aksident tjetër.

Pritet që kamerat e sigurisë në zonë të verifikohen për të bërë të mundur identifikimin e personave të përfshirë në këtë incident.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button