POLITIKËSTAR CHANNEL
PS në lëvizje për zgjedhjet vendore/ Balluku thërret drejtuesit në Fier për betejën elektorale

Në Fier ka nisur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste të Shqipërisë, e drejtuar nga drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.
Ky takim zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe ristrukturimin e strukturave në terren. Pasditen e sotme, Balluku ka mbledhur drejtuesit lokalë në një mbledhje që po mbahet pa praninë e mediave.
Organizimi vjen në një moment kyç për forcimin e bazës së partisë dhe rritjen e koordinimit të punës në terren, në prag të garës elektorale, ku pritet të përcaktohen edhe prioritetet dhe strategjitë për vijimin e fushatës.




