AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reforma territoriale/ 4 skenarët si mund të ndahen bashkitë e Shqipërisë

Teksa vijon puna e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, janë zbuluar disa prej skenarëve që qëndrojnë mbi tavolinë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Skenarët

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Skenari 1: Konsolidimi Funksional

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues.

Reklama në FieriWeb

Avantazhi: zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues.

Rreziku: mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2: Konsolidim dhe Decentralizim

Bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.

Avantazhi: dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfish dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse.

Rreziku: konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3: Forcimi i Qarkut

Ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë — funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë.

Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi — shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian.

Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4: Rajonet Strategjike

Bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së.

Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore.

Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë.

Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Ndarja e re territoriale e ndan Shqipëri dy nivele të njësive të qeverisjes vendore, në 12 qarqe të cilët ndahen më tej në 61 bashki.

Related Articles

Back to top button