KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjedi në Fier/ Konflikt familjar dhe depresion çojnë 40-vjeçarin drejt vetëvrasjes në shtëpinë e prindërve

VIDEO

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Portëz, në Bashkinë Fier, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike brenda banesës së prindërve të tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shtetasi Taulant Bajram Halke, i datëlindjes 07.01.1986, lindur në Korçë dhe me banim në Vlorë, dyshohet se ka ndërmarrë këtë akt ekstrem në kushte depresive. Burimet policore bëjnë me dije se ai kishte konflikte serioze me bashkëshorten, e cila më parë kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje. Për shkak të tensionit dhe situatës familjare, Halke ishte larguar përkohësisht në Portëz, te shtëpia e prindërve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje, është konstatuar se ai i dha fund jetës duke përdorur armën e gjahut (çifte), që ishte në pronësi të babait të tij dhe e pajisur me leje. Akti i tij i tragjik është i lidhur, sipas burimeve paraprake, me gjendjen emocionale dhe psikologjike të viktimës pas konfliktit familjar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Forcat e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes, ndërsa familjarët dhe komuniteti lokal janë tronditur nga ky ngjarje e rëndë.

Reklama në FieriWeb

Në pritje të hetimeve të mëtejshme, autoritetet njoftojnë se çdo detaj do të sqarohet për publikun

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç.

Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Back to top button