Divjakë/ Kapet 33-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vite burg për drogë dhe armëmbajtje pa leje
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e Policisë në Divjakë, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit:
- Danjel Skënderi, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Ky shtetas ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me 4 vite burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Sipas burimeve zyrtare, nga dënimi i dhënë, atij i kishin mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 4 ditë burg.
Pas kapjes, 33-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, të cilat vijojnë me veprimet e mëtejshme procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.




