KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ Arrestohen 2 persona që ishin shpallur në kërkim për vjedhje me forcë dhe shitje narkotikësh

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. A., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më 8 shkurt 2026, në zonën e Lungomares, u ka vjedhur me forcë dy shtetaseve kazake një celular, një byzylyk floriri dhe shumën prej 2700 eurosh. Ndërsa më 4 mars 2026, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur një tjetër shtetaseje kazake një varëse floriri, celular dhe 4000 dollarë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. D., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 3 vjet, 3 muaj e 28 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button