AKTUALITETSTAR CHANNEL
Punimet për rrugën lidhëse mes Transballkanikes dhe Portit të Jahteve në Vlorë, IKMT shemb godinën e fundit në lagjen “1 Maji”
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë këtë të premte, 3 prill, me mjete të rënda për shembjen e një godine trekatëshe në lagjen “1 Maji” të Vlorës, e cila prekej nga projekti i rrugës lidhëse mes Transballkanikes dhe Portit të Jahteve.
Procesi i shembjes u vonua për shkak të kundërshtimeve të pronarëve, të cilët kishin çuar në gjykatë mosmarrëveshjet mbi vlerën e dëmshpërblimit. Banorët kanë kundërshtuar vazhdimisht shumat e ofruara, duke argumentuar se ato nuk pasqyrojnë çmimet reale të tregut.
Edhe në aksionet e mëparshme për shembjen e objekteve në këtë zonë, banorët kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë protestuar kundër vendimeve, duke kërkuar vlerësim më të drejtë të pronave të tyre.




