Asambleja e PS Patos, Balluku: Kushdo që do të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, i ka dyert e hapura

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Belinda Balluku mori pjesë sot në Asamblenë e PS në Patos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku shprehet ndër të tjera se, dyert e PS do të jenë gjithmonë të hapura për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.
Postimi i plotë:
Patos, në Asamblenë e zgjeruar të PS.
Riorganizimi i punës sonë, që tashmë ka nisur në të gjithë qarkun, nuk është thjesht një proces, por një angazhim i sinqertë për të qenë më pranë çdo qytetari, për të dëgjuar me vëmendje zërin e tyre dhe për t’iu përgjigjur nevojave reale me përgjegjësi.
Takimet në terren do të mbeten ura jonë më e fortë lidhëse me komunitetin, aty ku bashkëbisedimi merr kuptim dhe besimi ndërtohet çdo ditë.
Dyert tona do të jenë gjithmonë të hapura për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët.















