KRONIKËSTAR CHANNEL
Me shpejtësi në autostradë, humb kontrollin dhe përfundon në nënkalimin e aeroportit të Vlorës, humb jetën 24-vjeçari nga Fieri
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 03:00 në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin Albi Hoxha, 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në aksident, pasi dyshohet se po lëvizte me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin, duke përfunduar në nënkalimin pranë aeroportit të Vlorës.
Si pasojë e aksidentit, i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.




