AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fieri mbetet pa ujë për 15 orë, ndërpritet furnizimi në gjithë qytetin për shkak remonti

Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve Fier ka njoftuar se i gjithë qyteti do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të një ndërhyrjeje në rrjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të nisë ditën e mërkurë, më 8 prill, në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri ditën e enjte, më 9 prill, në orën 11:00. Shkak është një remont në tubacionin kryesor të qytetit me diametër Ø800.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo situatë ka sjellë reagime nga qytetarët, të cilët shprehen se ndërprerjet e ujit janë të shpeshta dhe problematika në rrjet vijon prej kohësh, duke i lënë shpesh pa furnizim me ujë të pijshëm.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button